Vritet një shqiptar në Kalamata, shpallet në kërkim pronari grek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë brenda një ferme lopësh, në zonën e Burnias, pranë Kalamatës.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ka marrë një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Sipas dyshimeve të para, viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt.

Në kërkim është shpallur pronari grek i viktimës, i cili nuk është gjetur në banesë.

Nuk dihet ende nëse ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.