Deputetet e opozitës bëhen bashkë, Bardhi: Do propozojmë paketë ligjore për rritjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike

Gazment Bardhi u ndal të flaës para gazetarëve pas mbledhjes së dytë të deputetëve demokratë, e cila u zhvillua në ambientet e Kuvendit.

Ai tha se deputetët morën disa vendime të rëndësishme, ku një prej tyre ishte propozimi i një pakete ligjore për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe minimumit jetik.

“Kemi marrë disa vendim. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike, minimumi jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun. Kemi unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës”, u shpreh ai.