PS s’ka ende një vendim për Spiropalin, Balla: Nuk ka shprehur shqetësime në mbledhjet e grupit

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar, por këtë herë nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Rama.

Pas mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, foli për mediat, ku u pyet edhe për përplasjet mes kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, me këtë të fundit që nuk i ka kursyer sulmet mbi mënyrën se si drejtohet PS.

Sipas Ballës, nuk ka asnjë vendim mbi akuzat e Spiropalit, ndërkohë që në fund të këtij sesioni parlamentar do të bëhet edhe një analizë mbi performancën e çdo deputeti. Gjithashtu Balla tha se Spiropali nuk ka ngritur asnjë shqetësim në mbledhjet e grupit.

“Çdo fund-sesioni bëjmë një analizë për performancën e çdo deputeti. Më pas kërkohet përmirësimi i performancës. Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje grupi. Nuk kam dëgjuar gjë”, tha ai.

Lexo edhe: Elisa Spiropali sulmon publikisht Ramën: Institucionet po funksionojnë si pjesë e një klani! Më thonë të hesht, por nuk kam frikë