Më shumë se dy vite në arrati, arrestohet i akuzuari për vrasjen e Elton Javorit në Fier

Tre vite pas vrasjes së Elton Javorit në Fier, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë, teksa më herët është arrestuar vëllai i tij.

Specialistët e Krimeve të Rënda ndaluan Agim Gashin, i dyshuar si autor i vrasjes së Elton Javorit më 7 dhjetor 2023, në lagjen “16 Prilli”, ngjarje e ndodhur për motive të dobëta.

Ndaj tij, Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Njoftimi:
Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.