Mesazhi i Berishës për Haklajt: Do mbeteni të damkosur përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas homazheve në Memorialin e Azem Hajdarit, është ndalur të flaës për mediat në 25 vjetorin e vdekjes së liderit të lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri.

Hajdari u vra në 12 Shtator 1998 në afërsi të sleisë së PD-së nga Fatmir Haklaj, ndaj edhe Berisha në fjalën e tij u dha një mesazh familjarëve të autorit. Ai u shpreh se ata do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të të gjitha kohërave.

Për Berishën, Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre.

“Ekzekutimi i tij para selisë së Partisë Demokratike është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve, atentati më makabër. Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar. Kurse ata që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave. Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët që sot të ngrihemi dhe të përmbysim diktaturën e drogës dhe krimit”, u shpreh Berisha.