Misioni “Artemis II”, që solli rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen, u kthye në Tokë.
Pas një udhëtimi historik, misioni përfundoi me zbarkimin e kapsulës “Orion”, të quajtur “Integrity”, në orën 20:07, në Oqeanin Paqësor pranë San Diegos.
“Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit.
Sipas NASA-s, astronautët nuk kanë qenë në asnjë moment në rrezik, falë mburojës termike të avancuar të kapsulës. Në zonën e uljes ishin dislokuar dhjetëra mjete detare dhe ajrore të forcave të armatosura dhe Rojeve Bregdetare të SHBA-së, për të garantuar sigurinë e operacionit.
Më 6 prill, anija kozmike arriti distancën maksimale nga Toka 406,771 km (252,756 milje), gjatë fluturimit hënor, duke thyer rekordin e mëparshëm për udhëtimin më të largët që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë.
Presidenti amerikan Donald Trump uroi kthimin e astronautëve në një mesazh të postuar në platformën e tij Truth Social, duke thënë se “i gjithë udhëtimi ishte spektakolar dhe ulja ishte perfekte.