Ish-kryebashkiaku i New York, Eric Adams, ka marrë pasaportën shqiptare, pas një dekreti të firmosur nga Presidenti Begaj.
Sipas dekretit, ka qenë vetë Adams që ka kërkuar të marrë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që deri më tani nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
Adams vizitoi Shqipërinë në tetor të vitit 2025, ku u takua me kryeministrin Rama, në një vizitë të financuar nga qeveria shqiptare, teksa asnjëherë nuk u mësua arsyeja e vërtetë e ardhjes së tij në vendin tonë.
Madje, prestigjiozja New York Times i kushtoi një artikull të veçantë, ku ndër të tjera shkruante edhe se Adams po takohej me kryeministrin që përmendej në skandalin “McGonigal”.