GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga funksionet publike

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas njoftimit zyrtar për mediat, më 13 mars 2026 Balluku paraqiti pranë gjykatës kërkesën për revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik.

Në kërkesën e saj, Balluku kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes ose rënies së kësaj mase sigurimi, e cila përfshin pezullimin nga funksionet e larta shtetërore si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.