Kryeministri Edi Rama ndërpreu për pesë minuta konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta.
Kreu i qeverisë u pyet se përse janë futur në burg njerëz që nuk kanë paguar energjinë dhe kanë ndërtuar pa leje, ndërkohë që nuk është pranuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut.
Rama i tha gazetares se kjo nuk është aspak e vërtetë ndërsa shtoi se ka thënë se në burg do të shkojnë ata që vjedhin energjinë.
Pas debatit me gazetaren, Rama e përjashtoi nga konferenca gazetaren.
Debati:
Gazetarja: Pse qytetarët hyjnë në burg, për mospagim dritash dhe për ish zv kryeministren qenka ndryshe ligji.
Edi Rama: Unë nuk kam thënë kurrë burg për ata që paguajnë dritat dhe unë kam thënë që burgu është për ata, që vjedhin energjinë. Këtu nis mitingu dhe unë besoj se kur ka miting, mund të shkosh atje t’i bësh këto. Këtu ka pyetje dhe përgjigje, këtu nuk ka debat. Unë dua të flas, nëse Qimi ma jep lejen.
Gazetarja; Po bëni sulm personal se përmendni emrin…
Edi Rama: Jo Çimi, Qimi. Është person tjetër.
Gazetarja: Nuk ke pse merresh me këtë gjë.
Edi Rama: Unë do merrem, sepse unë jam i lirë sa ç’jeni ju. Unë dua fjalën si ju. Më lër ta mbaroj, sepse të jesh e sigurt që po ja fut kot. Unë do jap përgjigjen që di unë dhe jo që do ti. Në burg kanë hyrë persona, që kanë vjedhur dritat. Mos insisto në gabim. E dyta, ndërtimi pa leje është vepër penale. Është vepër, që është e prekshme, e dukshme.
(Ndërhyn gazetarja)
Edi Rama: Pse më ndërpret gjithë kohës? S’ke ardhur këtu as për debat e as për miting.
Gazetarja: Pse më përmend televizionin tim?
Edi Rama: Ai televizioni që thua ti është në prokurori për pastrim parash.
Edi Rama: Unë nuk të jap përgjigjen që do ti, sepse unë nuk punoj për Qimin.