Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës, kreu i PL mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-presidentit Ilir Meta. Ky i fundit kërkonte shfuqizimin e arrestit për burg, por Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar. Për rrjedhojë, kreu i Partisë së Lirisë do të vijojë të qëndrojë në burg.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe aktualisht po gjykohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme për tre vepra penale, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Këto akuza lidhen me për 3 çështje, aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ndaj së cilës rëndojnë të njëjtat akuza, ish-vjehrra e tij Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ndërkohë më datë 18 mars në orën 10:00 do të jepet vendimi nëse dosja kalon për gjykim ose jo.