PS u bë mburojë për Ballukun, reagon delegacioni i BE: Duhet lejuar SPAK të bëjë detyrën, që të mbështetet anëtarësimi i Shqipërisë

Pas refuzimit të mazhorancës për të lejuar SPAK të arrestojë ish-kryeministren Belinda Balluku, ka ardhur edhe reagimi i fortë i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë.

Në një reagim për mediat, delegacioni i BE thotë se angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas tyre, sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, thuhet në reagim.