Një 59 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për tentativë vrasje.
Në pranga ka përfunduar Bujar Rizvani, i cili sipas Policisë ka tentuar të vrasë me thikë një 60-vjeçar, në lagjen nr. 6 të qytetit.
60 vjeçari ka marrë disa dëmtime trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, në Korçë, gjatë një konflikti një shtetas ishte goditur me mjet prerës, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. R., 59 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. R. ka tentuar ta godasë disa herë me thikë 60-vjeçarin.
Ky shtetas, për pasojë, ka marrë disa dëmtime trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e Policisë.