EMRI/ Arrestohet autori që grabiti Exchange-in te ‘5 Maji’

Ka rënë në prangat e policisë autori i grabitjes së një pike këmbimi valutor, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, në qendrën tregtare “Concord”, në Tiranë.

Autori, Luan Maci, i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori një shumë parash, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Paraprakisht mësohet 42 vjeçari se ka grabitur 1.2 milionë. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor pa targa, ndërsa arrestimi i tij erdhi disa orë pas ngjarjes.

Itinerari i tij është filmuar nga kamerat e shumta të sigurisë, që siç duket kanë ndihmuar në zbardhjen e krimit. 

Pritet që policia të japë më shumë detaje për identitetin e të arrestuarit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.