Në seancën e sotme plenare u miratuan dekretet e presidentit Bajram Begajt, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.
Ndërkohë ministrat e rinj, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, pasi Presidenca është në rikonstruksion.
Ministrat që marrin nesër detyrën pas betimit:
-Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
-Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
-Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
-Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
-Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
-Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
-Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin