“Ku ishim e ku do jemi në të ardhmen”, Spiropali me mesazh të fortë për Ballukun

Marrëdhënia e Elisa Spiropalit me Belinda Ballukun nuk ka qenë asnjëherë e mirë, siç përflitet edhe mes socialistëve të tjerë. Madje, pas shkarkimit të Spiropalit, në media u përfol se largimi i saj nga detyra si ministre e Jashtme kishte ardhur pas kërkesës që Belinda Balluku i kishte bërë kryeministrit Rama.

Ndërkohë, sot gjatë një replike me kryedemokratin Sali Berisha, Spiropali u kujdes të jepte edhe një mesazh të nënkuptuar për Ballukun.

Pasi Berisha i tha se shkarkimin e kishte nga vetja sepse gëzonte kur Balluku akuzohej, Spiropali e mbështeti fjalën e tij, teksa shtoi se “të gjithë e kanë nga vetja”.

Ajo tha se të gjithë mbajnë përgjegjësi për veten, ndaj duhet të shohin se ku ishin e ku do jenë në të ardhmen. Një mesazh i qartë për Ballukun, e cila nga njëprej njerëzve më të pushtetshëm në Shqipëri, tashmë rrezikon të përfundojë pas hekurave, pasi SPAK zbuloi abuzime me tenderat në vlerën 1.1 miliardë euro.

“Shkakton një lloj emocioni të kthehesh të bësh replika në kuvend me Sali Berishën, por të gjithë e kanë nga vetja! Asnjë nuk e ka nga të tjerët! Unë nga vetja! Ti nga vetja! Të gjithë nga vetja! Për veten mbajmë përgjegjësi në këtë dhe’, prandaj të shohim ku ishim e të shohim ku do jemi në të ardhmen. Vetja është ajo që na sjell ku jemi dhe vetëm për veten mbajmë përgjegjësi, për të tjerat nuk mbajmë përgjegjësi”, tha Spiropali.