“Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026”. Kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala, e ftuar një ditë më parë në emisionin “A Show”, teksa foli për hetimet e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Lala komentoi edhe qëndrimin e Ramës për këtë çështje, duke thënë se ai po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci, që të mos jetë i prekshëm nga Prokuroria e Posaçme.
Po ashtu Lala shtoi se kreu i qeverisë ka qënë i informuar për të gjitha aferat për të cilat akuzohet ish-zëvendësja e tij.
“Direkt apo indirekt të gjithë këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend. Edi Rama di dhe çfarë flitet në çdo emision televiziv. Ia zbardhin këshilltarët e vet. Të jesh e sigurt për të” tha mes të tjerash gazetarja.
“Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe që u desh një rrugë e gjatë për të ardhur deri në ditën kur ne jemi sot, ku pritet të ketë një votim në kuvend sa i përket kërkesës së SPAK-ut për leje për arrestimin e saj. Duhet të kemi parasysh që dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pezullimi nga ushtrimi i funksioneve që mbeti në fakt pas një kalvari të gjatë edhe shkuarjes së çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese, mbeti në fuqi. Në fakt sot nuk ka më asnjë vlerë, sepse zonja Balluku nuk është në ato funksione. Nga ana tjetër, SPAK insiston për ta dërguar atë prapa hekurave, duke insistuar në dy momente thelbësore. Së pari thonë që zonja në fjalë është duke intimiduar dëshmitarë edhe ka dyshime, pra në përgjimin mes dy vartëseve të saj ka, ka dyshime të forta që ajo mund të ketë përdorur edhe ata që konsiderohen të fortët për t’i intimiduar.
Dhe së dyti, përmes vartësve të saj, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, ata ose familjarët, apo edhe duke i joshur në momente të caktuara. Tani ku jam unë? Unë mendoj që jam duke u përpjekur ta kuptoj këtë gjë sepse kjo nuk është vetëm një çështje penale, një çështje thjesht penale juridike, është një çështje edhe politike. Madje është sot më shumë sesa politike. Dhe pse e them këtë që është më shumë sesa politike? Sepse keni SPAK nga njëra anë, keni Belinda Ballukun në mes dhe keni gjithë mazhorancën socialiste me në krye Edi Ramën, i cili ka bërë si asnjëherë më parë një betejë frontale me prokurorët, me gjyqtarët, me vuri në lëvizje personalisht me firmën e tij Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit.
Po vonon në mënyrë të paprecedent çështjen e votimit të kërkesës së SPAK-ut për leje për të arrestuar zonjën Balluku sa më shumë të mundet. Dhe si e shikoj unë këtë dhe pse e shikoj politike? Sepse nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u.
Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar, rrugën mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij. Se çfarë do të thotë të vësh kufij? Do të thotë që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të përpiqesh me çdo kusht duke sulmuar gjyqtarët në mënyrë të paprecedent që të marrësh një vendim që të leverdisë dhe t’i mbash gjyqtarët larg nga kabinetet qeveritar. Pra t’ju heqësh të drejtën me gjykatë, me vendim gjyqësor, sepse ju e dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqinë e ligjit, për të mos pezulluar ministra të tjerë apo ndoshta dhe vetë atë në të ardhmen. E dyta, është duke bërë ndryshime ligjore, është duke bërë çmos, të paktën deri tani, sepse unë kam një qëndrim në fakt disi ndryshe, për të mos dhënë imunitetin e zonjës Balluku. Pra, janë të gjitha këto, është duke shtruar një terren që të nesërmen t’i lërë në pamundësi prokurorët ose gjykatësit për ta prekur atë.
A do të shkojë SPAK telk Edi Rama apo Rama të shkojë në dyert e SPAK. Direkt apo indirekt të gjithë këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend. Edi Rama di dhe çfarë flitet në çdo emision televiziv. Ia zbardhin këshilltarët e vet. Të jesh e sigurt për të. Edhe për një grua që ishte shtatzënë dhe kishte urdhër-arrest Rama e dinte. E dinte dhe që SPAK kishte sekuestruar tenderin e Porto Romanos, ndërkohë që unë e mora vesh 2 ditë pasi e paralajmëroi Edi Rama kur tha se SPAK po sekuestron dhe tendera që nuk kanë përfunduar procedurat. Më pas mësova që ishte Porto Romano. Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026”.