EMRI/ Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, humb jetën 49 vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 49 vjeçar ka humbur jetën pasi ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 në fshatin Grudë e Re ndërsa viktima është identifikuar si Kujtim Gjonpalaj. Ky i fundit, është transportuar nga familjarët në spital, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. 49 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”- njofton policia.