Mbreti Charles ka deklaruar se “ligji duhet të ndjekë rrugën e tij”, pasi shprehu “shqetësimin e tij më të thellë” lidhur me arrestimin e vëllait të tij më të vogël, Andrew Mountbatten-Windsor.
Në një deklaratë zyrtare, monarku tha:
“Kam mësuar me shqetësimin më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e një funksioni publik. Ajo që pason tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i rregullt, përmes të cilit kjo çështje do të hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Në këtë drejtim, siç kam theksuar edhe më parë, ato kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë.
Dua ta them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij”.
Mbreti theksoi se, ndërsa hetimet janë në zhvillim, nuk do të komentojë më tej mbi çështjen, duke shtuar se ai dhe familja e tij do të vijojnë përmbushjen e detyrimeve publike.
Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të bëja komente të mëtejshme mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë të përmbushim detyrën dhe shërbimin tonë ndaj jush të gjithëve.”
Ish-Princit Andrew Mountbatten-Windsor u arrestua këtë të enjte nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas lidhjes me dosjen “Epstein”. Arrestimi i Andrew Mountbatten-Windsor vjen në të njëjtën ditë kur ish-princi mbush 66 vjeç.