Debate të forta po zhvillohen në seancën plenare në Kuvend mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Erjo Mile, deputeti socialist i Fierit, që njihet si një nga mbështetësit e mëdhenj të Belinda Ballukut, të cilën e krahasoi edhe me “malet” kur u pezullua nga detyra, sulmoi në fjalën e tij Gazment Bardhin, duke thënë se ai është në konflikt interesi kur kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pasi ka humbur përballë Ballukut në qarkun e Fierit në 11 Maj.
Mile-Berishës: Bac ti e di që të respektoj si kundërshtar, Mos na e laroni zotin Bardhi nga Fieri, po nuk dolëm 14 me 2 keni gjithë të drejtën për të folur.
Çdo kërkesë për Ballukun ardhur nga zotëria në fjalë është në konflikt interesi. Nuk të voton populli me procedurë gazi, e ke të humbur.
Por, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Bardhit, që Milen e ka cilësuar si “zarin e Belinda Ballukut”, teksa tha se ajo do të shkojë në burg, me apo pa “zagarët e vetë që ka sjellë në sallë”.
“Nuk e mora fjalën për t’ju përgjigjur zarit të Ballukut. Për Rregullore duhet të kishit dëgjuar parafolësin që më ndërroi emrin e më tha Gardhi. Kjo zonja që po deformon vullnetin e qytetarëve me paratë e korrupsionit do të shkojë në burg. Me apo pa ty, Zegjinen dhe zagarët e vet që i ka sjellë në sallë”, tha Bardhi.