Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marci Rubio, për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Rubio thotë se SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Gjithashtu Rubio thekson se pret një bashkëpunim edhe më të fortë mes dy vendeve në vitet në vijim, teksa vlerëson Kosovën si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes.
Mesazhi i Marco Rubio:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe ne mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona.
Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes.
Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë