Takimi Rama-Kurti në Kosovë, zbardhen diskutimet mes dy kryeministrave shqiptarë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar detaje nga takimi në Prishtinë me kryeministrin Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare s

Teksa ka postuar pamje nga takimi, Kurti shkruan se bashkë me Ramën diskutuan për marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësinë për t’i shtuar ato.

Po ashtu Kurti thekson më tej se përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror mes dy vendeve tona, synohet që t’i shërbehet sa më mirë qytetarëve në Kosovë e Shqipëri.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”-shkruan Albin Kurti.