Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Rama është pritur nga homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti përmes një ceremonie zyrtare.
Më herët, Ra,a u takua me presidenten Vjosa Osmani teksa mori pjesë dhe në evenimentin e promovimit të librit “Kur heshtja flet” dedikuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i qeverisë shqiptare, gjatë fjalës së tij, foli për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së,
Rama tha se kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së është një pengmarrjeje politike, e cila sipas tij konsiderohet varrosje për së gjalli e njerëzve të pafajshëm.
Ndërkohë nuk la pa sulmuar edhe Prokurorinë Speciale të Hagës.
“Ata nuk janë thjesht idiotë, ata janë instrumenta të një gjykate e cila është edhe më politike fatkeqësisht se gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën”.
Rama zbuloi sot për herë të parë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcenuar për dy vjet rresht.
Rama tha se Osmani është kërcënuar pasi nuk ka lejuar që prokurorët e Hagës të dhunonin zyrën e presidentit me argumentin se do të kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit.