Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK-ut, vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit, ngjarje kjo e ndodhur në nëntor të 2025-ës, te rrethrotullimi i Rinasit.
Pas tre muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se atentati me dy të vdekur u organizua dhe realizua nga një grup i strukturuar kriminal. Për këtë arsye, kjo çështje i kalon Prokurorisë së Posaçme.
Nga administrimi i akteve, janë ngritur dyshime se për të realizuar atentatin janë angazhuar një numër i lartë personash, ku 3 kanë patur rolin e ekzekutorit, sikurse rezultoi nga pamjet filmike, ndërsa vrasja dyshohet se është urdhëruar për shkak të përplasjeve mes grupeve krimininale që operojnë në fushën e gjobëvënies.
Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024.
Deri tani, kjo ngjarje është ende e pazbardhur dhe pa autor.