Afrim Qendro, ish-Prefekt i Tiranës, është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Emërimi i tij vjen disa ditë pasi u largua nga detyra si Prefekt, për t’u zëvendësuar nga Shkëlqim Hajdari.
Afrim Qendro njihet si nja nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, i cili ka mbajtur një sërë detyrash publike, si koordinator i Partisë Socialiste në qarqet Tiranë dhe Vlorë.