Tensione në Kuvend! Berishës i ndërpritet fjala, opozita bllokon Foltoren

Është tensionuar situata në Kuvend, teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi PS se po mbronte ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se të majtët “po mbrojnë vithet e Belindës”, dhe pas kësaj, kreu i Kuvendit i hoqi fjalën kryedemokratit.

“Siç e shihni parlamenti është strofull e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës time dhe këta të këtij krahu janë maska e Lubisë dhe Ramës. Kurrë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish që shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, tha Berisha dhe më pas iu ndërpre fjala.

‘Kujdes me fjalorin”, iu kthye kryetari i Kuvendit, duke i ndërprerë fjalën.

Më pas, deputetët e PD bllokuan Foltoren, ndërsa Peleshi ndërpriti seancën për 5 minuta