Pas Kryeministrisë, protesta e opozitës është zhvendosur te Parlamentit, aty ku është vendosur gjithashtu një kordon policor.
Pas tensioneve para Kryeministrisë, ku protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë, ishin uniformat blu që bën shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në selinë blu, ndërsa bashkë me protestuesit para Kuvendit janë eksponentë të kësaj force politike.
Më herët gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Jemi në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”.
Kryedemokrati tha para qytetarëve se Edi Rama i ka shpallur luftë drejtësisë, duke e cilësuar atë si kryehajdutin e kombit shqiptar.
Berisha u ndal edhe te çështja Balluku dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me këtë të fundit të pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për Unazën e Madhe.
Berisha tha gjatë protestës se kryeministri Edi Rama përdori pushtetin ekzekutiv për të bllokuar SPAK dhe presionuar Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut.