Nis protesta e opozitës kundër Ramës, Berisha niset drejt qytetarëve para Kryeministrisë

Partia Demokratike proteston sot para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, pas disa skandaleve që kanë përfshirë qeverinë, si dosja e AKSHI-t apo çështja Balluku.

Për këtë të fundit, PD kërkon që t’i hiqet imuniteti, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë, e cila është marrë e pandehur për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë selinë blu për t’ju bashkuar protestuesve para Kryeministrisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë këtij tubimi, në terren do të angazhohen 1350 efektivë.

Ndërkohë në gatishmëri janë vendosur edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme.

Skenari i protestës së sotme do të jetë i ngjashëm me atë të protestës së 24 janarit, ku pritet që të ketë një lloj marshimi drejt Parlamentit.

Çfarë deklaroi asokohe Anila Bisha për Opinion?

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit.

Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike.
Anila Bisha: Më e bukur se kaq…

Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një…

Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin.

Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët?

Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre?

Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi.

Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin.

Blendi Fevziu: Domethënë kur të më marrë malli për ty mua, të marr Diellën direkt dhe më përgjigjet Diella për të të dëgjuar zërin.

Anila Bisha: Unë duhej të bëja një spot, 5 minuta duhet të flisja çfarëdo lloj, vetëm të flisja për të marrë hapjen e gojës, pas 20 minutash dhe pastaj gjysmë ore pa ndërprerje. Ajo ishte e lodhshme. Gjysmë ore pa ndërprerje, plus janë incizuar 5 orë tekstet që dëgjoni nga e-Albania.

Blendi Fevziu: Po Diella di të japë përgjigje jashtë teksteve që ke regjistruar ti?

Anila Bisha: Nuk e di, unë s’e kam parë veten time në e-Albania në fakt.

Aktorja tregon edhe si e priti ‘detyrën’ e re të ministres.

Anila Bisha: Kanë reaguar që tek e-Albania dhe më thoshin sapo më dhe një certifikatë, me humor. Kur e dëgjova kryeministrin, u habita, thashë çfarë është kjo gjëja, çfarë po thotë ky? E mora me sportivitet.

Blendi Fevziu: More urime që u bëre ministre?

Anila Bisha: Sigurisht, u morën sa të duash.