Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë

Një 48 vjeçar është arrestuar këtë të premte në Tiranë, pasi kishte fshehur në banesë armë zjarri dhe fishekë.

Siç njofton policia, më pranga ra shtetasi me iniciale Sh.L., të cilit gjatë kontrollit të policisë iu gjet një kallashnikov pa leje, tre krehra dhe municion luftarak në banesë, në fshatin Pezë Helmes.

“Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.