Pas bllokimit për 8 orë të rrugës Prrenjas-Librazhd më datë 1 shkurt, duke paralizuar qarkullimin e duke shkaktuar trafik kilometrik, një tjetër rrugë është bërë e pakalueshme për mjetet këtë të martë.
Mësohet se rruga që të çon drejt fshatit turistik të Dhërmiut, është bllokuar për shkak të punimeve që po bën kompania “Gjoka Konstruksion”.
Kjo e fundit, ka krye shembjen e rrugës me shpërthim me dinamit, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.
Situata është e njëjtë me atë të krijuar dy ditë më parë në aksin Prrenjas-Librazhd, te kthesat e Dragostunjës, ku disa shkëmbinj ranë mbi rrugën, duke e bllokuar për plot 8 orë.
Aktualisht rruga në Dhërmi është e pakalueshme nga mjetet dhe nuk dihet se kur do të hapet qarkullimi.