Atentati në Lezhë, 30 vjeçari që mori 3 plumba nuk ishte shënjestër! I plagosur edhe nipi i Nikulajve

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Sokol Daci, pronar i një berberhaneje.

Burime nga grupi hetimor nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 30-vjeçari nuk ka qenë shënjestra e atentatit.

Mendohet se shënjestër ishte një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit të tij në momentin kur ndodhi ngjarja, konkretisht një anëtar i fisit Nikulaji cili dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Sa i takon të plagosurit, ai ka marrë tre plumba në trup, por gatmirësisht gjendja e tij është e stabilizuar. Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar ose që mund të kenë dijeni për ngjarjen.