Hapet “Shtepi Ruse” në Tiranë, propagandë të rinjve shqiptarë të studiojnë falas në Rusi

Ndonëse Shqipëria ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse në bashkëpunim të plotë me Perëndimin, Rusia ka rritur prezencën në Shqipëri. Së fundmi, prej afër një muaji, në rrjete sociale, Rusia u bën thirrje të rinjve shqiptarë të aplikojnë për të studiuar falas në Rusi.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, ‘Shtepia Ruse në Shqipëri” shpërndan materiale mbi kulturën dhe shoqërinë ruse dhe propagandon sistemin arsimor rus.  

Referuar të njëjtës faqe të sponsorizuar, pretendohet se “Shtëpia Ruse në Shqipëri” ka një adresë fizike në periferi të Tiranës, në Mjull Bathore, rruga Dervish Shaba.

Prej më shumë se një viti, Shqipëria ka vendosur sanskione të forta ndaj Rusisë pork jo duket që nuk ka mjaftuar që Rusia të vijojë aktivitetin e saj në Shqipëri. Sanksionet kanë ndaluar edhe fluturimet drejt Rusisë dhe madje deri në bojkorimin e ngjarjeve sportive.

Sanksionet e hartuara dhe të miratuara nga Shqipëria kundër Rusisë:


1-Ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse. (Energji)

2- Ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Gjithashtu ndalohet ofrimi i asistencës teknike dhe financiare përkatëse. (Transport)

3- Vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit (Teknologji).

4-Ndalohet fluturimet e avionëve të kompanive ajrore ruse.

5- Bojkot në pjesëmarrje të aktiviteteve sportive mes Shqipërisë dhe Rusisë. 

Sanksionet e BE që Shqipëria mbështet:
a) Sanksionet financiare të BE për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

b) Ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për shtetasit rusë të listuar si “non grata” nga BE.