OSBE mirëpret ndryshimet në Kodin Penal për gazetarët: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal lidhur me shpifjen.

Sipas OSBE-së, këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm i forcimit të lirisë së shprehjes, pasi forcimi  i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

OSBE thotë se vijon të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.

Reagimi i plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.