Zjarr masiv në Zhamë të Lushnjes/ Flakët rrezikojnë shtëpitë

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishte në fshatin Zhamë të Lushnjes. 

Prej orësh zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të vendosur flakët nën kontroll, pasi edhe banesat rrezikojnë të digjen. 

 Flakët po përparojnë, të ndihmuara edhe nga era e fortë, ndërsa nga terreni raportohet se zjarri ka ardhur nga kodrat e Peqinit. 

Për djegien e një sipërfaqeje të madhe me ullishte dhe shkurre, policia prangosi një 58 vjeçar, i cili dyshohet se i ndezi zjarr për mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit.