Gent Gazheli është shkarkuar si drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Gazheli është larguar nga kjo detyrë, të cilën e mbante prej 5 vitesh, teksa nuk dihet emri që pritet ta zëvendësojë në krye të Doganave.
Megjithatë burime për mediat bëjnë me dije se drejtor i Përgjithshëm i Doganave pritet të emërohet Besmir Beja, i cili mbante postin e Sekretarit te Përgjithshëm te Ministria e Financave.
Urdhri për shkarkimin e Gazhelit është firmosur para udhëtimit të kryeministrit Edi Rama drejt Izraelit.
Gent Gazheli është emëruar Drejtor i Doganave në 1 Tetor 2020 dhe para kësaj periodhe ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Turqi në postin e Ambasadorit. Gazheli është një nga drejtorët më jetëgjatë të doganave duke thyer rekordin e qëndrimit në krye të këtij institucioni.