Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar sot në aksin rrugor Kabash-Porocan.
Mësohet se një mjet në të cilin udhëtonin shoferi, një mësuese dhe një infermiere, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra ka rënë në humnerë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën mësuesja dhe drejtuesi i mjetit. Ndërkohë raportohet se infermierja ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik që u mori jetën dy personave, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Pritet po ashtu që policia të dalë me një njoftim zyrtar, duke dhënë më shumë detaje.