EMRAT/ Tentuan të fusnin drogë në burgun e Elbasanit, tre të arrestuar, mes tyre një polic

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve njofton se ka finalizuar një operacion gjatë të cilit u arrestuar 3 persona, mes tyre një polic.

Burime për mediat bëjnë me dije se të arrestuarit punonjësi i Policisë Ndriçim Kroi, familjarja e të paraburgosurit Esmeralda Komici dhe i paraburgosuri është Gerald Stamolla.

Sipas hetimeve disa mujore të kryera nga SHKBB, u zbulua një mekanizëm i mirëorganizuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli, me qëllim përfitimin financiar. Po ashtu raportohet se të arrestuarit dyshohet të kenë shfrytëzuar edhe pozicionin e lidhjet e tyre, për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Njoftimi:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:
N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan
E.K., familjare e një të paraburgosuri
G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.