Shqipëria në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton me 80 vota pro shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar

Me 80 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi sot shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Ndërkohë deputetët e opozitës vituan kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar.

Më herët, kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se PD është pro aderimit të Shqipërisë në bordin e paqes për Gazën, por sipas tij, kjo duhet të bëhet sipas rregullores së Parlamentit.

“Shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut parafolës, por nuk dëgjuan asnjë fjalë se ku qëndron nxitimi i Shqipërisë për ta përmbyllur këtë process sot. Në 10 minuta fjalë nuk u shpjegua se për çfarë arsye dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit të këtij projektligji me rëndësi hitorike. Kolegët duhet ta votojnë brenda 12 orëve pasi ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave. Duhet të kërkoni ndjesë, pasi ky që keni në krye e ka konsideruar Presidentin Trumpo, i cili po vëndos paqe në të gjitha vendet e botës, si turpi i njerëzimit. Ka qenë Edi Rama i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHBA-ve me termin që përcakton turpin e njerëzimit”- tha Bardhi në Kuvend.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka shtyrë me një orë seancën, ku tha se fillimisht duhet që të mblidhet Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, e më pas projektligji të kalojë sërish në seancë.