Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me gjyqtaren, Irena Gjoka.
Prokuroria ka përfunduar hetimin e thelluar për të dhe ia ka përcjellë zyrtarisht materialet KLGJ-së për shqyrtim të mëtejshëm.
Tashmë KLGJ do të marrë vendimin nëse do ta shkarkojë apo jo gjyqtaren. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vendimi i gjykatës greke për Gjokën është autentik.
Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që e akuzoi Gjokën për fshehjen e dënimit në Greqi, akuzë që tashmë duket se u konfirmua.
Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”.