Trump mban fjalimin në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Europa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”, duke shprehur shqetësim për zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në kontinent. 

Pasi renditi arritjet e pretenduara të qeverisë së tij, presidenti amerikan u tha të pranishmëve: “Vendet nga ku vini ju mund të bëjnë shumë më mirë duke ndjekur atë që po bëjmë ne, sepse disa vende në Europë nuk njihen më. E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po ecën në drejtimin e duhur. Ata po importojnë popullata nga vende të largëta, e njëjta strategji që ndiqte Joe Biden i përgjumur”, tha Trump.

Ndër të tjera, Trump u ndal te ekononima amerikane, që sipas tij, është rritur më shumë se çdo vend tjetër.

“Shtetet e Bashkuara janë “motori ekonomik i planetit. SHBA-të po shkojnë drejt rritjeje të paparë më parë, ndoshta të paparë më parë në asnjë vend”, tha ai.

Presidenti amerikan tha se ai ka arritur gjithashtu të ulë çmimin e naftës me 1 deri në 2 dollarë, gjë që sipas tij administrata e kaluar nuk e ka arritur asnjëherë më parë.

“Në udhëheqjen tonë po ndodhin gjëra të inteligjente. Pra po shikoni që ka një reduktim të çmimit të naftës në shtete të ndryshme amerikane. Është 1 apo 2 dollarë më pak. Këto shifra nuk janë arritur asnjëherë më parë në administartën e kaluar. Kam nënshkruar dhe një urdhër për të ndaluar prodhimin e energjisë në centrale bërthamore. Nuk e marr një rrezik të tillë për prodhim të energjisë”, tha Trump.