Këshilli i Ministrave miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot dhe ka miratuar aderimin e Shqipërisë në “Borin e Paqes” për Gaza-n.

Tashmë pritet që kjo çështje të kalojë në Parlament, ku burme për media thonë se seanca do të zhvillohet nesër, ku do të votohet dhe miratohet me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk e ka bërë të ditur se si do të votojë.

Ftesa për Shqipërinë erdhi nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ftoi Ramën të bëhej pjesë e këtij bordi, së bashku me shumë liderë të tjerë të botës. Mes të ftuarve janë edhe Vladimir Putin dhe Lukashenko i Bjellorusisë, ndërkohë që disa nga liderët europianë nuk e kanë pranuar ftesën.

Sot Trump ka ftuar në këtë bord edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila e ka pranuar këtë ftesë.