Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij.
SPAK ka mbyllur dosjen e tij, ku Roshi është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” dhe sot i është komunikuar që dosja do të kalojë për gjykim.
Ai u kallëzua 10 vite më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), pasi akuzohej se së bashku me 10 zyrtarë të tjerë kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
Ndërkohë, në 17 Maj të vitit të kaluar SPAK i sekuestroi telefonon dhe ushtori kontrolle, pasi dyshohej për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit, kur doli për fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi, që kandidonte për koalicionin opozitar PD-ASHM.