Aksidenti tragjik në Klos, ende pa rezultat kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit

Po vijojnë prej një jave kërkimet pëe gjetjen e trupit të 30 vjeçarit, Jurgen Karaj, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit e përroit në fshatin Dars të Bashkisë Klos, pas një aksidenti të regjistruar të shtunën e kaluar.

Në kërkimet për gjetjen e të riut janë angazhuar forca të policisë, zjarrfikëse nga bashkitë Mat dhe Klos, edhe efektivë të Forcave të Armatosura, familjarë dhe banorë të zonës.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi disa ditë më parë, ku mjeti që drejtohej nga 24 vjeçari Andi Llosha doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit.

Shoferi, i cili ishte i dehur në timon arriti që të dilte nga makina, duke lënë shokun e tij, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.

Lidhur me ngjarjen, Policia arrestoi 24-vjeçarin Llosha, pasi dyshohet se ai u largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.