Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me përmbytjet në Durrës, ku u regjistrua një viktimë ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Mësohet se organi i akuzës ka sekuestruar dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano.
Projekti që po hetohet është “Hartim i studimit të projektit për rehabilitim e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romano – Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procedimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.
Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime që hidrovori nuk ka funksionuar, çka solli edhe përmbytjet e mëdha në Durrës.
Kujtojmë se tenderi për ndërtimin e hidrovorit në Porto Romano u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.
Prokuroria e Durrësit po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.