Përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë do të zhvillojnë sot takime me krerët e grupeve parlamentare, pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Mësohet se fillimisht ata kanë nisur një takim me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, ndërsa më vonë gjatë ditës do të takohen edhe me kreun e grupit parlamentar të PD-Gazment Bardhi.
Parlamenti do të rinisë punën të hënën e 19 janarit, në orën 17:00, teksa seanca e fundit u shoqërua mes kaosit dhe tensionit, teksa Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit.
Kujtojmë se marrja e pandehur e zv.kryeministres, Belinda Balluku ka tensionuar edhe më shumë situatën politike në vend, me opozitën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit dy të qeverisë.