Rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman.
Situata më e rëndë është në fshatin Hasturkas në njësinë administrative të Libofshës, teksa niveli i ujit vijon të rritet.
Gjatë natës janë evakuuar 9 persona, ndërkohë që disa familje kanë shprehur shqetësimin se kanë humbur kontaktet me njerëzit e tyre,
Në zonë ndodhen forcat e ushtrisë, të cilët me varka po bëjnë evakuimin e banorëve dhe krerëve të bagëtive që rrezikohen nga uji.
Banorët e zonës fajësojnë institucionet për mosmarrjen e masave, pasi sipas tyre, argjinatura ka qenë prej vitesh e amortizuar, por askush nuk ka ndërhyrë për forcimin e saj.