PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Nëpërmjet ankimimit PD kërkon shfuqizimin e votimit në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit por edhe pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Edhe pse Partia Demokratike dha fillimisht firmat për kandidaturat për Avokatin e Popullit, PD thotë se deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament.

Endri Shabani arriti të sigurojë 35 vota për të marrë pjesë në garë, vota të cilat ia dhanë deputetët e opozitës. Këta të fundit tentuan më pas t’i tërhiqnin votat për të gjithë kandidatët, duke thënë se kandidatët e propozuar prej tyre ishin vetëm 2: Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

Ky akt nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

Kujtojmë se Endri Shabani u zgjodh Avokat Populli në seancën e 11 dhjetorit 2025, ku mori 85 vota pro, ato të PD dhe PSD-së. Ndërkohë opozita bojkotoi votimin e tij .