Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2026, për nxënësit e arsimit të përgjithshëm dhe profesional.
Provimi i gjuhës së huaj do të jetë ën 2 Qershor; në 9 Qershor është provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë; në 16 Qershor provimi i matematikës dhe në 23 Qershor provimi i lëndës me zgjedhje.
Ministria njofton gjithashtu se janë shpërndarë testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.
MAS bën apel për kujdes, pasi çdo shkelje e e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores.
Njoftimi:
Rregulla të qarta, garë e drejtë
Është tashmë publike rregullorja
e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional
2 qershor · Provimi i gjuhës së huaj
9 qershor · Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
16 qershor · Provimi i matematikës
23 qershor · Provimi me zgjedhje
Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes
Kujdes Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores
Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë