Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, ku mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Gëzim Prendi, 43 vjeç, ka dalë nga rruga.
Për pasojë, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, Ardiana Prendi, 37 vjeçe, ndërsa është plagosur pasagjeri tjetër në automjet, E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.
Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.
Viktima Ardiana Prendi:
