Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, pjesë e një operacioni kundër ISIS-it

Policia turke ka ndaluar 357 të dyshuar si anëtarë të grupit të quajtur Shteti Islamik (ISIS), si pjesë e një operacioni të zgjeruar kundër organizatës, njoftoi të martën Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Bëhet fjalë për bastisje të kryera në 21 provinca të Turqisë — përfshirë Stambollin, Ankaran dhe Yalovan — një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë militantë të ISIS u vranë në një përleshje të armatosur në provincën veriperëndimore të Yalovës.

Gjashtë oficerë të tjerë dhe një roje sigurie u plagosën kur policia sulmoi një shtëpi që përdorej si strehë e militantëve.

Autoritetet thanë se disa nga të dyshuarit ishin të lidhur me militantët që hapën zjarr ndaj policisë në Yalova, ndërsa të tjerët dyshoheshin për planifikim të mundshëm sulmesh gjatë festave të Vitit të Ri.

Disa të ndaluar dyshohet se grumbullonin para me pretendimin e bamirësisë dhe i kanalizonin ato në rrjete të lidhura me IS në Siri. Mes të ndaluarve ishin edhe shtetas të huaj të lidhur me luftëtarë të IS në zonat e konfliktit.