Partia Demokratike ka kërkuar që atë mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, pas kërkesës së SPAK për ti hequr mandatin zv.kryeministres Belinda Balluku.
PD kërkon që mbledhja të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00.
Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e opozitës theksojnë se thirrja e Këshillit të Mandateve është detyrim ligjor dhe nuk mund të vonohet. Sipas tyre, mosveprimi mund të pengojë drejtësinë dhe të ndikojë në procesin hetimor.
“Thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë rendin e ditës dhe të mos bëhet pengesë për drejtësinë”, thuhet në kërkesën e tyre.
Kujtojmë se Balluku u mor zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, e më pas nën hetim për të gjitha lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.